Dizajn grafik përmes provokimit social-kulturor

schedule16:15 - 2 Korrik, 2019

schedule 16:15 - 2 Korrik, 2019

Tendencat e dizajnerit grafik prezantohen në një ekspozitë në ambientet e Universitetit të Arteve. Ardian Isufi thotë se artistët e rinj sjellin jo vetëm teknikat e reja, por edhe metafora të forta social-politike.

Ambientet  e Fakultetit të Arteve të Bukura janë kthyer në një galeri ku në çdo kënd prezanton punët e atelierit të grafikës. Kuratori dhe dekani Ardian Isufi na shpjegon arsyet e kësaj zgjedhje ekspozimi. Gjithçka nis me një instalacion si ballafaqim brezash.

Korridoret  anë dekoruar me një qilim artistik, krijuar me letër “handmade”. Ky prezantim bën bashkë një sërë teknikash duke potencuar fuqinë e këtij arti. Suela Muslia kaosin e kryeqytetit e ka kthyer në një vepër arti.

Eljan Gjeta përmes këtij instalacioni sjell minierën e Bulqizës, në një vepër arti, por duke përcjellë shqetësimin social të minatorëve.

Pllakati i filmit para viteve ‘90 ka frymëzuar Ergi Memën. Posteri i kinemasë realizuar në komunizëm vjen me gjuhën e dizajnerit bashkëkohor, por artisti i ri i ka  qëndruar besnik një stili grafik të hershëm.

Në këtë ekspozitë prezantohen edhe krijime në instalacione e video./ABC News Albania 24/7