“Divorci” i tretë te Teuta, një sulmues lihet i lirë zyrtarisht

schedule15:39 - 10 Gusht, 2020

schedule 15:39 - 10 Gusht, 2020

Ditë zyrtarizimesh te Teuta. Aldrit Oshafi u konfirmua si afrimi i parë te durrsakët, ndërkohë që së fundmi është njoftuar largimi i një sulmuesi krahu. Arlind Kalaja do të duhet të gjejë skuadër të re, pas një sezoni te “Djemtë e Detit”.

Shkodrani është falënderuar për bashkëpunimin dhe te Teuta po mendojnë për përforcimet. Kalaja u bë pjesë e bregdetarëve në merkaton e verës, pas gjashtë muajsh të mira me Kastriotin.

Në Durrës anësori shkodran nuk arriti të linte gjurmë. Hapësirat në ndeshjet e kampionatit ishin të pakta. Ai luajti vetëm 12 ndeshje dhe vetëm dy prej tyre i nisi nga fillimi. Në të shkuarën Kalaja ka luajtur edhe me Vllazninë e Kukësin.

Sa i takon largimeve te Teuta, i pari që iku ishte sulmuesi Idelino Gomes pa u mbyllur sezoni. Më pas ishte radha e Sherif Kallakut, i shitur te Lokomotiva e Zagrebit për shumën e 150 mijë eurove. Kalaja është largimi i tretë nga durrsakët. /abcnews.al