Divat e muzikës, këto dy këngëtare do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden

schedule17:20 - 14 Janar, 2021

schedule 17:20 - 14 Janar, 2021

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit për Presidentin e ardhshëm të SHBA Joe Biden.

Lady Gaga bëri fushatë për Biden gjatë zgjedhjeve, ku u shfaq pranë tij zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.

Mediat e huaja raportojnë se ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë në 20 janar. Lopez,  e cila gjithashtu mbështeti Biden, do të japë një performancë të veçantë muzikore.

Pas ceremonisë, Tom Hanks do të drejtojë një program special televiziv, ku do të jenë të pranishëm yjet amerikanë.

Me titull “Celebrating America”,  programi 90-minutësh do të përfshijë gjithashtu muzikantët amerikanë Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake dhe Ant Clemons dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC. g.v/abcnews.al