Ditët e Medias. Rama: Të pabesueshme. Hahn: Prej tyre varet e ardhmja

schedule12:47 - 9 Nëntor, 2017

schedule 12:47 - 9 Nëntor, 2017

Liria e medias ka qenë tema e konferencës që zhvilloi Komisioni Evropian në Tiranë. Për kryeministrin Edi Rama mediat në Shqipëria nuk janë të besueshme për publikun, ndërsa për komisionerin për zgjerim Johanes Hahn e ardhmja e një vendi varet nga pushteti i katërt.

Komisioni Evropian e zgjedh për herë të parë shqipërinë për të organizuar konferencën për ditët e medias. I zoti i shtëpisë i tregoi përfaqësuesve nga e gjithë Evropa se, liria e medias ka hedhur hapa para dhe nuk është në të njëjtën gjendje që raportonte komisioni everopian në vitin 2016 duke e cilësuar si një ndër fushat ku nuk ishte shënuar progres.

Por ligji i mirë nuk mjafton,tha kryeministrit Rama. Sipas tij mediat janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun . Duke iu refruar edhe ndëshkimit që mori një gazetar në …nga gjykata evropiane për etiketimin e deputetit dhe bashkëshortes së tij si boni e klajdi, kryeministri tha se të tilla etiketime ndodhin cdo ditë në vendin tonë.

Lirinë e medias e vlerëson si gur themeli të demokracisë por ka dyshimet e tij për të ardhmen e e saj

Ndërsa për komisionerin Johanes Hahn e ardhmja e medias lidhet me të ardhmen e një vendi.

“Duhet të marrim në konsideratë edhe pengesat për raportimin e pavarësisë dhe të lirë, si presionin poltik dhe censurën. Ne kemi përshtatir formatin e konferencës për të hedhur sytë nga e aedhmja e medias. Një media e lirë është thelbësore dhe e rëndësishme edhe për të ardhmen e një vendi”.

Liria e medias është jë kusht i panegociueshëm për Bashkimin Evropian nënvizioni komisioneri Hahn. Sipas të cilit pritshmëritë për realizimin e saj janë në varësi edhe të politikës.

“Gazetaria nuk ndodhet në një sferë të izoluar por në mes të shoqërisë. Nuk ka qenë e lehtë për të transferuar edetë e vjetra në një format të ri. Duhet të zbatohen idetë, jo vetëm ti kesh ato në mënyrë që të ecet përpara. Duhet të shohim shumë cështje si pronësia e reklamat”.

Konferenca dy ditore “Ditët e Medias” ka mbledhur 250 përfaqësues të organizatave të medias, politikanë e grupe të interesit./abcnews.al

https://youtu.be/PpzsppgF3n4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!