Korabi po mendon për ndeshjen e fundjavës dhe jo vetëm. Drejtuesit e klubit kanë menduar edhe të përforcojnë skuadrën dhe ditën e sotme është njoftuar arritja e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Xhevahir Paplekaj.
“Xhevahir Paplekaj zyrtarisht i KF Korabi. Qendërmbrojtësi rikthehet pas një aventure në Gjermani dhe gjen marrëveshjen me klubin tonë. 24-vjeçari më parë është aktivizuar me KF Iliria dhe KF Burreli. Ju urojme suksese palëve në vijim”, njofton klubi dibran.
Një ditë më parë Korabi njoftoi rinovimin e kontratës me portierin Jurgen Mehidri, i cili ka firmosur deri në vitin 2022. Portieri i formuar te Shkëndija e Tiranës, më parë ka qenë pjesë e Laçit, Tërbuni dhe Vorës.
ZYRTARIZIMET RADHAZI – Po sot, te Korabi kanë njoftuar afrimet e disa lojtarëve të rinj. Tahir Daja, i cili luan si mesfushor qendre, do të ketë pjesë e dibranëve në vazhdim. Veç 20-vjeçari, ka nënshkruar edhe Invis Topalli, mesfushor me tipare sulmuese që ka qenë pjesë e Dinamos.
Gjithashtu pjesë e Korabit do të jenë edhe Renato Veizi, i cili luan si mesfushor. Dibrani, vetëm 18 vjeç, më parë ka luajtur në Belgjikë dhe tanimë do të provojë një eksperiencë të re në Kategorinë e Parë. /abcnews.al