Superiorja vijon garën dhe pas duelit mes Teutës dhe Skënderbeut, sot në plan janë katër përballje për llogari të javës së 19-të të kampionatit. Të gjitha luhen prej orës 14:00 dhe bëhet fjalë për duele mjaft interesante.
Tirana-Kukësi është një prej tyre. Dy skuadra që u nisën për titullin kampion, por tani duhet të mendojnë më shumë për kupat e Europës, përballen në “Selman Stermasi”. Pak kilometra më tej luan Partizani.
“Demat e kuq” ndeshen me Kastriotin dhe synojnë tre pikët, pasi Vllaznia ka një përballje të lehtë në letër me Apoloninë në shtëpi. Bylisi-Laçi është një sfidë tjetër për t’u parë, me vendasit që duan pikë mbijetese dhe miqtë që synojnë të mos largohen nga kreu. /abcnews.al