Dita nis me vranësira dhe ulje temperaturash, si parashikohet të jetë moti për sot

schedule07:10 - 11 Janar, 2022

schedule 07:10 - 11 Janar, 2022

Dita sot do të nisë me vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore –verilindore dhe pjesërisht Juglindje duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Sipas Meteoalb, orët vijuese mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore dominohen zonat juglindore. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta mbeten gadishulli Iberik dhe pjesërisht Evropa Lindore. Ndërsa kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të karakterizojnë, pjesën më të madhe të kontinentit; Konkretisht vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore do të kenë, ishujt britanikë, Europa Qendrore dhe Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, shira intensive dhe stuhi të forta ere parashikohen në brigjet e Egjeut dhe brigjet e detit te zi.

Kosova

Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të shkurtra, ku herë pas here vranësirat zhvillohen duke sjellë edhe momente të shkurtra me flokë dëbore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kthjellim të motit në të gjithë vendin duke spostuar vranësirat drejt zonave lindore.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta ku pritet që të ketë edhe reshje të izoluara dëbore, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat përgjatë kufirit me Shqipërinë. Parashikohet që motit të përmirësohet gradualisht pas mesditës duke ja lënë vendin kthjellimeve. /abcnews.al/