Dita nis me diell, temperaturat deri ne 18 gradë

schedule07:16 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 07:16 - 30 Dhjetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites por vranësira të herë pas herëshme do ketë në zonat malore. Në fakt pas mesditës parashikohet që vranësirat të largohen drejt kufirit lindor duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 0°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në  në 18°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin në republikën e Kosovës, duke bërë që herë pas herë të ketë zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje të pakta e të izoluara. Orët e pasdites spostojnë vranësirat drejt zonave lindore duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të shpeshta, të cilat do sjellin reshje të pakta në zonat perëndimore të MV mbizotërojnë gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave duke bërë që moti i qëndrueshëm të jetë mbizotërues në vend. /abcnews.al