Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar edhe 66 raste të tjera me koronavirus. Po ashtu, për të tretën ditë radhazi kemi edhe viktima.
Së fundmi, njoftohet se jetë ka ndërruar një 67-vjeçar nga Shkodra.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vuante nga vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Po ashtu, aktualisht ne sherbimin Infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.
Sa i përket rasteve të konfirmuara në 24 orët e fundit, janë regjistruar: 32 në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan. /abcnews.al/