Në Ditën e Jetimëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se synimi i qeverisë është deinstitucionalizimi i fëmijëve pa kujdes prindëror. Për një vit kjo është arritur për 159 fëmijë.
Në familje biologjike ose në familje kujdestare. Synimi është deinstitucionalizimi i fëmijëve pa kujdes prindëror. Një vit pas shpalljes së këtij plani nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale skuadrat që kanë vlerësuar rastet në 9 nga institucionet publike në vend ja kanë dalë të sigurojnë kushte më të mira për 159 fëmijë.
“42 fëmijë në institucionet e përkujdesit janë rikthyer në familjen biologjike; 92 fëmijë janë vendosur në kujdestari brenda rrethit familjar dhe 25 fëmijë janë birësuar”, tha ministrja.
Në Ditën e Jetimeve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale inkurajoi pushtetin vendor që të parashikojnë në planet e tyre sociale shërbime të përkujdesit shoqëror miqësor për fëmijët dhe familjen./ABC News Albania 24/7