Dita e Ignatovic Jr, Laçi i bën urimin special

schedule17:33 - 21 Nëntor, 2019

schedule 17:33 - 21 Nëntor, 2019

Laçi-Partizani, 1-0. Faza e parë dhe në stadium ishte edhe një tifoz special, djali i Aleksandar Ignjatovic. Mbrojtësi serb i Laçit kishte disa ditë që po kalonte momente gëzimi me te birin, ndërkohë që pas ndeshjes duhet të ndahej prej tij. Ignat do të kthehej në shtëpi dhe Aleksandar nuk i mbajti dot lotët.

Gjithsesi e lëmë dramën mënjanë, pasi sot Ignat feston 9-vjetorin. Aleksandar nuk është pranë tij dhe nuk mund ta festojë ditëlindjen e të birit. Pas seancës stërvitore me Laçin, së bashku me shokët e skuadrës, ka pozuar me një tortë, ku ishte shkruar emri dhe mosha e Ignat.

Nuk mungon edhe një urim nga klubi kurbinas, ndërkohë që vëmendja është te ndeshja e radhës. Sërish Partizani, por këtë herë Aleksandar është i buzëqeshur. /abcnews.al

Lojtarët e Laçit duke i uruar ditëlindjen djalit të qendërmbrojtësit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!