Këto pamje që po shihni në ekran tregojnë Bazilikën e Shën Mërisë së Madhe në Romë, jashtë Vatikanit aty ku do të prehet përgjithnjë Papa Françesku.
Ati i Shenjtë kishte zgjedhur këtë bazikë për prehjen e tij që prej vitit 2023 duke thyer kështu një traditë më shumë se 100 vjeçare të Vatikanit, pasi kryesisht të Gjithë Papët prehen në katin e poshtëm të Bazilikës së Shën Pjetrit.
Papa Francesku kishte rrëfyer më parë se menjëherv pasi kishte parë Skulpturën e Virgjëreshës Mari, ai e kishte ditur se ai ishte vendi ku ai do dohej të prehej. Në bazilikën e Shën Mërisë së Madhe në Romë janë varrosur 7 papë dhe i fundit ishte Klementi i 9-të në vitin 1669. Jorge Bergolio i cili ishte shumë i lidhur me kultin e Virgjëreshës Mari shkonte dhe lutej cdo të dielë në këtë bazilikë përpara se shëndeti u tij të përkeqësohej.
Ati i Shenjtë do të përcillet të Shtunën për në Banesën e Fundit në orën 10 të mëngjesit. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare. Në mesin e liderëve që do të marrin pjesë në Funeralin e Atit të Shenjtë janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë Zoti Bajram Begaj, Presidenti Amerikan Donald Trum, ai francez Emmanuel Macro si dhe dhjetëra liderë të tjerë nga e gjithë bota. Kjo e Premte shënon ditën e fundit kur besimtarët katolikë nga e mbarë bota do të kenë mundësinë ti japin lamtumirën Papa Françeskut. Dyert e Bazilikës së Shën Pjetrit pritet të qëndrojnë të hapura deri në orën 20, ndërsa Vatikani ka raportuar se që prej të mërkurës më shumë se 130 mijë qytetarë i kanë dhënë Lamtumirën e tyre Bergolios.
Papa Franceksu ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në moshën 88 vjeçare si pasojë e një godtije në tru dhe dështimit të Zemrës. Ati i Shenjtë kishte kaluar 5 javë në spital si pasojë e pneumonisë së rëndë në dy mushkëritë e tij.
/ abcnews.al