Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi 65 vjeçar, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / abcnews.al


