Në qytetin e Durrësit pasditen e sotme ka nisur marrja në dorëzim e materialeve zgjedhore nga komisionerët e qendrave të votimit. Në Bashkinë e Krujës, procesi po vijon normalisht dhe nuk janë shënuar incidente.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.


