Në 24 prill të vitit 1951 u themeluan Forcat Ajrore të Shqipërisë. Në këto 74 vite Forca Ajrore ka kaluar në faza të ndryshme transformuese.
Forca Ajrore ka si mision sigurimin e kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me NATO.
Në Shqipëri janë dy baza aktive, ajo e Kuçovës që është tashmë edhe bazë taktike e NATO -s, si dhe ajo e Farkës.
Nënkolonel Ervin Buzi shërben prej vitesh si pilot në bazën e Farkës. Dhe se fundmi mban detyrën e komandantit të kësaj baze.
“Baza ajrore e Farkës është e fikusuar te krahërrotulluesit, ose helikopteret. Në Kuçove ka piste për uljen e avioneve, ndërsa në jemi te fokusuar per helikoptere. Helikopteri ka anën humane, dua te sjell ne vemendje nje shprehje. Nese doni nje tufe me lule prisni një avion, nëse doni të shpëtoni një jete prisni nje helikopter.”
Forca Ajrore ka në përdorim helikopterë të llojeve të ndryshëm, që marrin pjesë në operacione të shumta. Krenaria e Forcës Ajrore është helikopteri Black Hawk, prodhim amerikan.
“Eshtë studiuar që të ketë taktikat e ushtrisë amerikane, lëviz skuadren me 11 veta në bord, përveç 4 veta ekuipazh. Ju jeni mësuar që në boten civile janë stjuartet, por ne kemi operatoret e bordit, njeri majtas dhe tjetri djathtas. Ketu vendoset armatimi. Per ta shpjeguar pak se shqiptaret kane kuriozitet a eshte sulmi. Cili eshte operacioni me i veshtire qe ka bere black hawk? Kemi qene ne faze trajnimi stervitje, si mision real ka qene transporti i personelit mjekësor.”
Sa i sigurt është helikopteri kur ngrihet në ajër dhe nga një gabim i vogël mund të mos ketë më kthim pas? Kjo pyetje e ka shoqëruar gjithnjë pilotin 43 vjeçar.
” Teknkologjia e ndihmon pilotin për vendimarrje, por baza është piloti bashkë me ekuipazhin.”
I konsideruar si një ndër profesionet e vështira, përgatitja e n jë piloti i kushton çdo shteti kosto më të lartë.
“Eksperienca e pilotit ka nje kosto shume te madhe sepse jeta e njeriut nuk ka çmim”
Ëndrra për të fluturuar për nën kolonel Ervin Buzi ka qenë e hershme. Është përballur shpesh me momente të vështira, por një prej tyre thotë se s’do ta harrojë kurrë.
“Eshte fluturimi i pare vetëm. Që t’i krijon besimin.”
Si pjesë e forcave ajrore, detyra kryesore e tij dhe ekipit është të shkojnë sa më parë atje ku ka nevojë për ndihmë.
“Shkon në një terren sfidues, me kushte meteorologjike sfiduese dhe shpëton një njeri, është një nga kenaqësite më të medha që kemi nga puna.”
Teksa bën prej më shumë se dy dekadash punën që ndoshta shumë të tjerë e kanë ëndërr, nën kolonel Ervin Buzi në përvjetorin e 74 të Forcës Ajrore ka këtë mesazh për të rinjtë.
“Ejani në forcat ajrore dhe çojeni përpara më mire se ne këtë punë.”/abcnews.al