Dita e firmës, Renato Malota mbetet në Kategorinë Superiore

schedule08:58 - 14 Gusht, 2020

schedule 08:58 - 14 Gusht, 2020

Alen Sherri ishte i pari, Renato Malota e ndjek. Mbrojtësi qendror do të jetë pjesë e Laçit sezonin e ardhshëm, pasi ka gjetur akordin me klubin kurbinas. Lezhjani, pasi është aktivizuar me Vllazninë dhe Kukësin, do të përfaqësojë një tjetër klub elitar të Shqipërisë së veriut.

Ende nuk është zyrtar kalimi te Laçi, por sot është programuar të hidhet firma. Kurbinasit dje kishin planifikuar një miqësore me Apoloninë në Fier, ndaj edhe nënshkrimi i kontratës është vendosur të bëhet ditën e sotme.

Te kurbinasit pritet të konfirmohen edhe të tjera lëvizje, pasi largimet nga skuadra e drejtuar nga Armando Cungu kanë qenë disa dhe grupi duhet plotësuar me lojtarë cilësorë. Drejtuesit po punojnë për këtë dhe shpejt do të ketë zyrtarizime të tjera. /abcnews.al