Dita e Dëshmorëve, politika homazhe te memoriali “Nëna Shqipëri”

schedule10:20 - 5 Maj, 2023

schedule 10:20 - 5 Maj, 2023

TIRANË- Si çdo vit, më 5 maj, shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut, ndërsa drejtues të lartë të politikës zhvilluan homazhe në memorialin “Nëna Shqipëri”.

Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe kryabashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që vendosën kurora me lule në nder të të gjithë dëshmorëve, të cilët sakrifikuan jetën për një Shqipëri të lirë.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 maji 1942, dita kur u vra nga fashistët italianë, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli shqiptar i kujtonte dëshmorët e tij dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, trashëgimisë dhe historisë të tyre nga brezi në brez./n.m. abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!