Dita e 28-të e protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re në kryeqytet u mbyll me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. 5 prej protestuesve u shoqëruan nga policia.
Momente të forta tensioni kanë shoqëruar pasditen e të shtunës protestën e banorëve të unazës së re në Tiranë.
Banoret e unazës të cilëve iu prekën pronat nga zgjerimi i rrugës rreth një orë pas fillimit të protestës janë përplasur me policinë.
Policia pohon se ka shoqëruar në komisariat pesë persona.
Banoret thonë mes tyre është dhe një i mitur, por kjo u mohua zyrtarisht nga policia, ndonëse Partia Demokratike përmes një sqarimi për mediat tha se deputeti Klevis Balliu e shoqëroi në automjetin e policisë.
Ndërkohë gjatë kësaj përplasjeje me banorët uniformat blu kanë tentuar të ndalojnë operatorët e televizioneve të filmojnë.
E shtuna ishte dita e 28 e protestës, ndërkohë që banorët thonë se nuk do të ndalen deri në tërheqjen e qeverisë.
Ata kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%. /abcnews.al