Dita Botërore e Diabetit, mjekët ngrenë alarmin: 3 -5 mijë raste të reja/vit

schedule14:39 - 14 Nëntor, 2017

schedule 14:39 - 14 Nëntor, 2017

Në Shqipëri zbulohen çdo vit 3-5 mijë persona me diabet. Në ditën ndërkombëtare të kësaj sëmundje mjekët ngrenë alarmin për shtimin e numrit të të prekurve, ndërsa thonë se shumë persona mund të jenë të sëmurë, por nuk kanë dijeni.

Një në dy persona në vendin tonë mund të jetë me diabet, por nuk ka dijeni. Mjekët endokrinologë ngrenë alarmin se sëmundja e heshtur po prek gjithnjë e më tepër shqiptarët.

“Cdo vit diagnostikohen 3 mije deri ne 5 mije raste te reja”

Diabeti i tipit dy ndikohet nga stili i jetesës dhe në 50% të rasteve mund të parandalohet, por sëmundja nuk jep dhimbje e shpesh nuk kapet në kohë.

Aktualisht në vendin tonë numërohen rreth 75 mijë persona të diagonstikuar me diabet, të cilët vetëm për fishat matëse duhet të shpenzojnë 5 deri në 10 mijë lekë të reja çdo muaj. Rimbursimi i tyre, kërkesë e kahershme e të sëmurëve do t’i reduktonte koston ekonomike. Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për diabetin, mjekët tregojne se një premtim e kanë marrë.

Diabeti i tipit dy po kthehet në një pandemi globale. Rreth 7 milionë raste të reja zbulohen çdo vit, ndërkohë që të diagonostikuar numërohen rreth 400 milionë persona./abcnews.al

 

https://youtu.be/A_Ra3KeqUOU