“Disiplinoni Damian Gjiknurin”, Valteri: Keni thyer çdo rregull, shqiptarët duan hapje listash

schedule10:39 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:39 - 24 Shtator, 2020

Deputeti Halit Valteri deklaroi në fjalën e tij në seancën parlamentare në Kuvend, se sot, shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë, ndërsa bëri thirrje për “disiplinim” të Damian Gjiknurit”.

“Shqipëria nuk është e socialistëve edhe nuk është përllogaritje elektorale e një partie dhe një subjekti politik, Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë.  Ju lutem, disiplinoni Damian Gjiknurin. Sot që po flasim keni thyer keni thyer çdo rregull, për të mos ju dhënë shqiptarëve atë që duan, listat e hapura. Shqipëria nuk është një vend që ndahet në zona elektorale, siç doni ju”, tha Valteri.

Ndërsa, deputeti Ralf Gjoni ngriti shqetësimin se projekt-ligjet që propozohen nga opozita nuk shqyrtohen, ndërsa propozimet e mazhorancës shqyrtohen./abcnews.al/