Disiplina me “dorë të hekurt”, FSHF bllokon merkaton e Skënderbeut, paralajmërohet edhe Tirana

schedule16:56 - 7 Qershor, 2024

schedule 16:56 - 7 Qershor, 2024

Është padyshim një ndëshkim “vrastar”. Komisioni i Etikës dhe Displinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit dihet tashmë për “dorën e hekurt”, që ka në vendimet e marra dhe këtyre vendimeve ndonjëherë edhe drastike, nuk i kanë shpëtuar edhe një prej klubeve të “Final Four”, më konkretisht “Bardhekuqtë” e Skënderbeut dhe gjithashtu një paralajmërim për disa detyrime nga Tirana.

Kështu, për mosrespektim të vendimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo e fundit ka vendosur të dënojë rëndë klubin korçar, me pezullim merkatoje për 3 periudha, teksa i ka dhënë një afat 30-ditor, “Bardhebluve” të Tiranës, për të zgjidhur çështjet e lëna pezull, duke i paralajmëruar kryeqytetasit për detyrime të palikujduara kundrejt Shoqatës Loel brenda 30 ditëve në rast se nuk do dëshiron të pësojë të ketë të njëjtin fat, si korçarët. /i.m /abcnews.al

Vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës: 

1. FC Kinostudio U-15, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar dhe fyer lojtarët e ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 13/2/b 17/1, 17/2/a, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

2. Lojtari i Arena U-19, Ajsel Gjini, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. Lojtari i Arena U-19, Arxhen Margjokaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Zyrtari i Arena U-19, Endrit Kembaci, për nxitje dhune dhe sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.

5. Flamurtari FC U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder FC Kinostudio U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

6. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Shoqata Loel e Futbollit Tiranë. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

7. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

8. Rrëzimin e kërkesës së Flamurtari FC U-15 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit