Disa gjëra që nuk bëni më, sepse interneti i nxorri në pension

schedule23:22 - 7 Shtator, 2018

schedule 23:22 - 7 Shtator, 2018

Nga dhënia me qira e filmave në videokasetë deri te blerja e enciklopedisë, nga numratori telefonik deri te zhvillimi i filmave të fotografive, këto janë zakonet që teknologjia i ka nxjerrë në pension.

Të kërkosh një numër në adresën telefonike. Më 21 shkurt 1878 u botua libri i parë telefonik në SHBA, cili përmbante 50 emra dhe numrat e tyre respektivë. Që nga ajo kohë dhe për më shumë se një shekull, ka qenë në rritje e sipër, derisa me ardhjen e internetit kanë mbërritur versionet online të faqeve të bardha (me numra telefoni dhe të shtëpive private) dhe të verdha (për kompanitë). E gjithë kjo pa llogaritur se me bumin e përdorimit të celularëve përdorimi i “telefonit fiks” është reduktuar shumë. Sot numratorët telefonike nuk janë shumë të zakonshëm dhe kanë shkrime qesharake në krahasim me të kaluarën. Nëse ne jemi duke kërkuar për një person, tani, zgjedhja e parë është Facebook, lista më e madhe e botës me mbi 2.2 miliard përdorues në të gjithë botën.

Të kesh një enciklopedi në shtëpi. Deri në fillim të viteve 2000, njohuria universale kishte nevojë për rafte të fuqishme që ishin në gjendje të përmbanin vëllime të shumta të një enciklopedie. Gjithçka filloi të ndryshojë më 15 janar të vitit 2001 kur lindi Wikipedia, enciklopedia “e lirë” e hapur për kontributet e përdoruesve, të lindur nga hiri i Nupedia (2000). Në të vërtetë, CD-ROM-ët kishin dëmtuar modelin tradicional enciklopedik, por nga interneti erdhi shtysa vendimtare, e cila në vitin 2013 çoi në mbylljen në Gjermani të enciklopedisë Brockhaus: një mit të kulturës Mittel-Europiane në 24 vëllime, që nga viti 1809. Por ka një lajm të mirë: rezistojnë ende “mitet” e tjera të tilla si Enciklopedia Britanike dhe Treccani, që në versionin e saj në internet nxjerr në pah limitin e Wikipedia-s. Kjo e fundit, e përhapur dhe demokratike, rezulton jo gjithmonë e besueshme siç do të ishte një enciklopedi.

Të marrësh me qira një film. Shumë vite përpara përhapjes së internetit në TV, për të parë një film para transmetimit në televizion, e vetmja mënyrë ishte ta merrnim me qira në videokasetë. Por kalimi nga VHS në DVD (më parë) dhe bluray (pas) me kapërcim teknologjik relativ, nuk ishte i mjaftueshëm për të mbajtur nën kontroll sektorin e video-qirave, i cili pa fundin në vitin 2013, kur falimentoi gjigandi Blockbuster, fondacioni i cili datoi që nga viti 1985. Por disa ekspertë janë të bindur se gabimi i tij i madh ishte se nuk evoloi, si për shembull bëri Netflix, që daton në vitin 1997 si një shërbim i marrjes me qira të DVD online dhe në këto 20 vjet është transformuar plotësisht, duke u bërë dominus i TV në botë, me 125 milionë përdorues.

Të qëndroni në radhë para kabinës telefonike. Deri në ardhjen e telefonave celularë, madje edhe pak më vonë, kabinat telefonike kanë qenë pjesë e universit tonë komunikues. Dhe shpesh për t’i përdorur ato ishte e nevojshme të pritej, madje edhe për një kohë të gjatë. Por zhdukja e tyre tani është e pashmangshme. Në Milano për shembull sot ka 770 të tilla, gjysma e atyre që ishin 5 vjet më parë dhe ndoshta janë destinuar të zhduken krejtësisht. Ndoshta jo. Por kabinat telefonike të së ardhmes po testohen, me ekranet me prekje që ofrojnë lidhje ëi-fi në zonat përreth dhe mundësinë e karikimit të një telefoni celular.

Të presësh larjen e fotografive. Më shumë se bumi i kamerave digjitale, më shumë ishin smartfonët që na bënë të humbasim zakonin e përdorimit të filmave fotografikë. Viti i zbulimit ishte 2012-ta, kur Kodak shpalli falimentimin, megjithëse në kohët më të fundit kompania e lavdishme, e themeluar nga George Eastman në 1888, mori frymë përpara se të lançonte një smartphone “fotografik”, pastaj me një kriptovalutë, Kodakcoin. Jo vetëm që në vitin 2017, Kodak njoftoi synimin për të rimarrë prodhimin e linjës Ektakrom, filmi i dashur nga fotografët dhe regjisorët e filmave kinematografikë për grurin e saj të imët dhe pasurinë e ngjyrave. Por në epokën e fotografofonëve është e vështirë të mendohet se stampimet dhe negativët na rikthejnë në masë.

Të kalosh letrat në klasë. Para mbërritjes së Whatsapp, mesazhet mes bankave të shkollës shpesh qarkullonin në formën e biletave dhe shënimeve të shkurtra, të shkruara me ngut në një copë letre. Një metodë e mirë edhe për qarkullimin e zgjidhjeve të detyrave në klasë. Ishte një proces i rrezikshëm, sidomos kur mësuesi i kapte në flagrancë. Pastaj erdhën smartfonët dhe sistemet e mesazheve si Whatsapp, i kanë nxjerrë në pension letrat.

Të lexosh njoftimet për punë në gazetë. Para se të Linkedin dhe sajtet e tjera të rekrutimit të vendeve të punës, metoda kryesore për të gjetur një punë ishte të kërkohej përmes njoftime të botuara në gazeta. Kjo u pasua nga dërgimi i CV përmes postës së zakonshme dhe pritjes (shpesh kot) për një përgjigje. Sot kjo bëhet me disa klikime, përmes faqeve të specializuara. Por edhe digjitalizimi nuk garanton që përgjigjja do të vijë në çdo rast. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!