7 ‘fuqitë’ që i kanë vetëm njerëzit që janë beqarë

schedule09:32 - 4 Korrik, 2020

schedule 09:32 - 4 Korrik, 2020

Të jesh single ndonjëherë nuk është edhe aq keq, pasi edhe kjo ka përfitimet e veta. Ju ndiheni të vetmuar, por duhet të keni parasysh që ta shijoni këtë periudhë pasi mund të vlejë që të fokusoheni më tepër te vetja juaj.

Bright Side ka renditur disa prej përfitimeve të të qenit beqar/e, që do t’ju ndihmojnë ta shijoni këtë fazë të jetës tuaj, shkruan abcnews.al.

Ata janë të suksesshëm në karrierën e tyre

11 Fuqitë e njerëzve që duan të qëndrojnë beqarë

Beqarët kanë më shumë kohë dhe energji për të arritur një karrierë të suksesshme. Kontaktet e shumta i ndihmojnë ata të krijojnë lidhje të shumta sociale dhe iu japin mundësi të reja për rritje profesionale. Ata gjithashtu fitojnë aftësi të reja që kontribuojnë në rritjen e tyre profesionale.

Nuk iu interesojnë gjërat materiale

11 Fuqitë e njerëzve që duan të qëndrojnë beqarë

Të martuarit i shohin të ardhurat e larta si një nga faktorët më domethënës kur kërkojnë punë, veçanërisht kur kanë dhe fëmijë, ndërsa beqarët nuk i kushtojnë shumë vëmendje anës materiale. Ata motivohen duke bërë punë domethënëse që i frymëzojnë ata.

Janë më të shëndetshëm

11 Fuqitë e njerëzve që duan të qëndrojnë beqarë

Të qenit beqar mund të sjellë përfitime të shumta shëndetësore që janë të lidhura me stilin e jetës së një personi. Disa psikologë mendojnë se femrat beqare në përgjithësi janë të shëndetshme se ato të martuara.

Ata kanë një rreth të gjerë miqsh

11 Fuqitë e njerëzve që duan të qëndrojnë beqarë

Beqarët bëjnë më shumë përpjekje për të krijuar një marrëdhënie të mirë me miqtë e tyre. Ata janë më të vëmendshëm dhe ka të ngjarë të mbajnë raporte më të ngushta, afatgjata me njerëzit pranë tyre.

Ata e dinë se çfarë duan

11 Fuqitë e njerëzve që duan të qëndrojnë beqarë

Beqarët e dinë se çfarë meritojnë dhe nuk nxitohen në një marrëdhënie. Shmangin lidhjet do të sjellin vetëm ankth dhe stres. Kanë standarde të larta dhe janë të gatshëm të presin për personin që do t’i besojnë.

Kanë besim tek vetja

11 Fuqitë e njerëzve që duan të qëndrojnë beqarë

Beqarët e dinë se mund të mbështeten te miqtë dhe familja e tyre, por shumica e arritjeve që kanë marrë në jetë, ka ardhur për shkak të përkushtimit dhe punës së palodhur. Ata e dinë se çfarë janë të aftë të bëjnë dhe mund të jetojnë një jetë të mirë pa qenë e nevojshme për të kërkuar ndihmë tek të tjerët. E vendosin veten para gjithçkaje, duke u përqendruar tek pasionet që kanë, derisa të gjejnë personin me të cilin do të kalojnë jetën.

Ata janë më optimistë

11 Fuqitë e njerëzve që duan të qëndrojnë beqarë

Beqaret kanë më shumë gjasa të kenë mendojnë më pozitivisht për jetën. Psikologët besojnë se beqarët shfrytëzojnë maksimumin nga optimizmi i tyre: kontribuojnë shumë në lumturinë më shumë sesa të martuarit. /abcnews.al