Dinamo punon çdo ditë, rinovon me një titullar të mbrojtjes

schedule13:38 - 18 Shtator, 2020

schedule 13:38 - 18 Shtator, 2020

Edvan Bakaj dhe Moustapha Djidjiwa u afruan para pak ditësh te Dinamo, që më parë ka bërë edhe disa përforcime të tjera. Blutë e kryeqytetit ndërkohë po merren edhe me pjesën e rinovimit të kontratave.

Sot është zyrtarizuar zgjatja e bashkëpunimit me një prej mbrojtësve të ri, Endri Reçin. Klubi 18 herë kampion i vendit ka dalë edhe me një komunikatë për këtë lëvizje.

“Endri Reçi do të vijojë të jetë pjesë e Dinamos edhe në sezonin e ri. Mbrojtësi 20-vjeçar ka rinovuar ditën e sotme pranë zyrave të klubit blu, kontratën që e mban dinamovit edhe në vazhdim.

Reçi u afrua sezonin e shkuar si një mbrojtës i ri me perspektivë, ndërsa me paraqitjet e tij fitoi një fanellë titullari, duke shpërblyer besimin e stafit dinamovit”, thuhet në njoftimin e bërë nga klubi kryeqytetas. /abcnews.al