Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Dinamo nuk ka harmoni”/ Ish-ylli i bluve, Artur Çobani, analizon ekipin në ABC News

schedule13:25 - 17 Mars, 2026

schedule 13:25 - 17 Mars, 2026

Kanë mbetur edhe 8 javë. Superliga shqiptare po i afrohet fundit të sezonit të rregullt, dhe duket se ekipet janë ndarë në dy grupe, ata për kreun, dhe për mbijetesë.

Ish-futbollisti i Dinamos dhe i Kombëtares, Artur Çobani, sot në rolin e analistit, thotë për Abc Neës sesi e pret garën për titull.

“I kanë ndarë skuadrat në dy grupe dhe unë do thoja, që nga Teuta e deri te Vllaznia do të jenë skuadra që do luftojnë për Final Four, dhe këtë e ka treguar ky kampionat. Dinamo, Partizani dhe Teuta mund të jenë një nga këto të treja në Final Four, por distance e pikëve që kanë me tre të parët ndoshta ndoshta, për hir të formulës së sivjetshme, mund t’i ketë larguar pak nga objektivi për titull” tha ai.



Një nga zhgënjimet e sezonit është Dinamo.

“Jashtë cdo lloj parashikimi, e dimë shumë mirë që Dinamo ka një përbërje futbollistash shumë të mirë, madje në periudhën e janarit u plotësua edhe me dy futbollistë të tjerë të ardhur nga Ballshi, ka edhe një trajner shumë të mirë, por pse është Dinamo në këtë gjendje? Sigurisht që ka problemet e saja. Nuk mjafton vetëm një trajner i mirë, një grup futbollistësh shumë të mirë në skuadër, është e domosdoshme që skuadrës sidomos për nivelin e futbollit shqiptar, të jetë e bashkuar” theksoi Cobani.

E kundërta po ndodh me Partizanin.

“Partizani sot drejtohet nga një trajner i ri, pa asnjë lloj eksperience në kategoritë superiore, pas asnjë titull kampion në kurriz pa asnjë të kaluar të famshme. Cfarë ka bërë ai djalë? Ai ka bashkuar skuadrën. Sigurisht që u kthyen edhe elementët që i kishte të dëmtuar për një periudhë të gjatë, dhe ai ka ditur ta bashkojë këtë skuadër dhe ka arritur këto rezultate. Ka marrë 19 pikë në fazën e tretë. Dhe e ka bërë Partizanin skuadër konkurent” – tha ai.

Përse Tirana ka kaq vjet në vendet e fundit?

“Ju e dini që unë jam dinamovit, por ama po flasim për Tiranën. Është skuadra më e titulluar në vend, me një tifozeri të jashtëzakonshme. Historikisht edhe kur luanim ne futboll, në ekipin e Tiranës nuk mund ta imagjinonin kurrë, pa futbollistë ‘tironc’ që kishin atë frymën, duke filluar nga Alimema i famshëm e deri te tjerë. Sot me merr malli ta shikoj Tiranën me futbollistë të tillë” thotë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!