Diogo Maranhao, ky është emri sportiv i brazilianit që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Dinamos në Kategorinë e Parë. Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar për tre vite me Blutë e kryeqytetit.
Macae, kjo ka qenë skuadra e Maranhao në dy vitet e fundit. Mesfushori ka luajtur në kampionatin Carioca 1 dhe në Serie D. Tani e presin në Tiranë te Dinamo, kampione 18 herë në vendin tonë.
FK Dinamo tregon muskujt, sjell në shtëpi brazilianin e fortë Diogo Armando Lopes da Silva për një kontratë 3-vjeçare. Presidenti Pontrelli me perfaqësuesin e tij Blu në Brazil, ish-kampionin e Interit Soares de Souza, mbyllën marrëveshjen.
Lojtari momentalisht po kryen vizitat mjekësore si dhe analizën me tampon për Covid. Në ditët në vazhdim lojtari do të zbarkojë në Tiranë”, njofton klubi i Dinamos përmes rrjeteve sociale. / abcnews.al



