Dinamo e Besëlidhja e nisin mbarë, ngec Flamurtari. Festojnë edhe Egnatia e Burreli

schedule16:38 - 4 Nëntor, 2020

schedule 16:38 - 4 Nëntor, 2020

Është mbyllur edhe java e parë e Kategorisë së Parë. Nuk ka pasur shumë surpriza në këtë nisje, teksa shumica e pretendentëve kanë bërë detyrën ndaj kundërshtarëve të tyre. Në grupin B, Egnatia, që vjen si pretendente këtë sezon, ka mundur me lehtësi Elbasanin me shifrat 0-3 në Librazhd.

Lushnja mposhti me rezultat 2-1 Besën, ndërsa ndeshje Pogradeci-Luftëtari nuk u zhvillua për shkak se gjirokastritët nuk u paraqitën në fushë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Turbinës ka përfunduar në barazim pa gola.

Kështu, trajneri i cërrikasve, Marcelo Troisi e nis Kategorinë e Parë me nja barazim ndaj ish-ekipit. Nisja e ndeshjes vonoi 40 minuta tw niste sepse anellat e rrogozhinasve nuk u pranuan nga gjyqtari i ndeshjes.

Në grupin A Bëselidhja mundi pa shumë histori debutuesit e Vorës me shufrat 3-1. Burreli u argëtua ndaj Veleçikut, duke triumfuar me shifrat 5-2, ndërsa Korabi e nisi mbarë falë golit të Skuka në fund në të ndeshjes, duke triumfuar minimalisht.

Edhe Dinamo e nisi mbarë sezonin e ri. Skuadra kryeqytetase mundi pastër 2-0 Erzenin në transfertë. Skuadra kryeqytetase ka bërë merkato të fuqishme në verë dhe synimi është rikthimi në elitë. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË – JAVA 1
Grupi A
E mërkurë, më 4 nëntor, ora 14:00

Besëlidhja – Vora 3-1
Shënues: Gega 2’, 18’, Hoxha 65’/ Beshiraj 90′
Burreli – Veleçiku 5-2
Shënues: Vecaj 2’, Dodaj 7’, Raboshta 43’, Rexhepi 57’, Stana 76’ / Ujkaj 67’. 90+2′ (p)
Korabi – Oriku 1-0
Shënues: Skuka 85′
Erzeni – Dinamo 0-2
Shënues
: Da Silva 50’, Pontrelli 85’

Grupi B
E mërkurë, më 4 nëntor, ora 14:00
Elbasani – Egnatia 0-3
Shënues
: Brahimaj 44’, A. Magani 86’, Krasniqi 89′
Pogradeci – Luftëtari (nuk u luajt)
Flamurtari- Turbina 0-0
Lushnja-Besa 2-1
Shënues: Kukaj 42’ (aut.), Gjyla 75’ / Kukaj 33’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!