Dinamo, veç afrimeve, po punon edhe për të bindur një pjesë të titullarëve të sezonit të shkuar. Ditën e sotme është konfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit të një prej mbrojtësve.
Xhorxhian Boçi, i cili në të shkuarën ka luajtur me Ilirinë, ka pranuar ofertën e bluve të kryeqytetit dhe ka nënshkruar marrëveshjen që e le te Dinamo edhe sezonin e ardhshëm.
“FK Dinamo dhe Xhorxhian Boçi vijojnë bashkëpunimin edhe për një sezon. Paraqitjet e mira në prapavijën Blu, bindën drejtuesit që t’i rinovojnë kontratën mbrojtësit 26 vjeçar, i cili do të vijojë të jetë pjesë e projektit Dinamovit. FK Dinamo i uron kapitenit Boçi një sezon të suksesshëm me 18 herë kampionët e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e Dinamos. /abcnews.al



