Dinamika e krimit/ Si nisi sherri mes nxënësve, që rezultoi fatal për 14-vjeçarin

schedule19:50 - 18 Nëntor, 2024

schedule 19:50 - 18 Nëntor, 2024

Viktima, i plagosuri që po merr trajtim te Trauma dhe autori i dyshuar me emrin Mario,( që po kurohet te Hygeia) janë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ndërsa të tjerët të përfshirë në sherr janë nxënës të shkollës “Mustafa Qemal Ata Turku” në Sauk.

Si fillim konflikti ka nis mes viktimës dhe autorit të dyshuar, të cilët ishin në të njëjtën klasë.

Sherri ka nis në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës dhe mësues, me pas pasi kanë përfunduar mësimin e kanë nis sqarimin jashtë ambienteve të shkollës, ku degradoi nga grushte në përdorim të mjetit prerës thikë.

Sipas te dhënave autori i dyshuar ka thirrur shokë të shkollës tjetër për ndihmë, ku njëri prej tyre është edhe shoqëruesi i parë në komisariat.

E gjithë sherri mes të rinjve dyshohet të ketë ardhur nga motivet e dobëta në rrjetet sociale, më pas në konfrontim fizik.

Viktima dhe i plagosuri që po merr trajtim mjekësor te Trauma ishin shokë me njëri-tjetrin.

Ngjarja sipas këqyrjes së kamerave që ka bërë policia ka ndodhur shumë shpejtë dhe janë sulmuar menjëherë. Në një minutë e pak ka ndodhur i gjithë sherri.

Viktima dhe i plagosuri nuk ishin nxënës problematikë në shkollën “Fan Noli”.

Viktima është qëlluar 1 herë me thikë në zemër, ndërsa i plagosuri disa herë në gjoks, ndërsa autori i dyshuar ka këputje të tre ligamenteve në krah. Dy prej agresorëve janë larguar në drejtim të Pazarit të Ri pas ngjarjes, sipas deshmitarëve okular.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!