Dimër i vështirë, mjeku: Në janar do të ndeshemi me “Delta”, “Omicron” dhe grip

schedule15:57 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 15:57 - 21 Dhjetor, 2021

Një dimër të vështirë parashikojnë specialistët e shëndetit publik këtë sezon. Kjo për shkak të qarkullimit  të njëkohshëm të gripit, “Deltës” dhe “Omicron” që sipas mjekëve pritet të mbizotërojë dhe në vendin tonë në muajin janar.

Sëmundjet manifestohen me shenja të ngjashme  dhe i vetmi që i diferencon është testimi. Prandaj mjekët apelojnë për të mos neglizhuar pasi  “Omicron”  ka transmetueshmëri tepër të lartë.

Aktualisht situata epidemiologjike  në vend paraqitet e qëndrueshme, por me mbërritjen e festave  të fundvitit  kur  kontaktet me njerëz brenda dhe jashtë vendit  shtohen rritet dhe rreziku   për përkeqësim të saj.

Arsye kjo që një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi shtim të masave anti Covid./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!