Robert Lewandowksi po mendon të shënojë një gol në ndeshjen kundër Augsburg dhe të vendosë një rekord të ri në Bundesliga, me 41 gola brenda një sezoni.
E ardhmja e tij te Bayern Munich po vihet shpesh në dyshim, por Rummenigge ka qenë i qartë: “Kush është ai klub që heq dorë nga një lojtar që të garanton 60 gola brenda një viti”.
Gjithsesi në Francë është raportuar se PSG mendon ta afrojë polakun, nëse Kylian Mbappe largohet. Lewandowski vetë nuk joshet nga një kalim në kampionatin francez.
Barcelona është një destinacion që do i pëlqente sulmuesit, por katalanasit janë në riorganizim e sipër dhe nuk janë në kushtet për ta blerë goleadorin e Bayern.
Chelsea është opsioni i fundit, sikurse raporton Sky Sport Germany. Londinezët duan një goleador, por vetë Lewa nuk e dëshiron një kalim tek ekipi i Tuchel. /abcnews.al