Dilaver: Ia kemi dalë edhe kur fati na ktheu shpinën, goli për ekipin

schedule22:18 - 17 Maj, 2021

schedule 22:18 - 17 Maj, 2021

Haris Dilaver, sulmuesi i Vllaznisë, shënoi golin e fitores kundër Kastriotit dhe më së shumti i ka shijuar triumfi i skuadrës së tij. Për mediat, pas ndeshjes me krutanët ai tha: “Më vjen shumë mirë që shënova, më i gëzuar jam për ekipin. Që në fillim të sezonit kemi luajtur shumë mirë.

Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse dhe ata kishin ardhur për të marrë pikës se s’bën. Të gjithë lojën e dominuam dhe në fund fituam”. Në lidhje me titullin kampion Dilaver shtoi: “Sigurisht që ne jemi në luftën për titull, kemi gjithë kohës që luajmë mirë dhe meritojmë që së paku të jemi në Kupat e Europës”.

Shënimi i golit normalisht e gëzon Dilaver: “Çdo lojtari i mungon goli dhe ka dëshirë të shënojë, por sidomos ne që jemi sulmues. E përsëris edhe njëherë, më vjen mirë për ekipin, që në fillim kemi dhënë maksimumin. Golin ia dedikoj ekipit. Një herë na ktheu shpinën fati, por sërish ia dolëm”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!