Digjitalizohen 850 vepra të Bibliotekës Kombëtare, specialistja: Po punojmë për kopjet unikale

schedule15:56 - 9 Mars, 2021

schedule 15:56 - 9 Mars, 2021

Nga Leontina Nika

Përpos lexuesve besnik të librit letër, një interes i madh shënohet edhe për atë digjital. Pandemia i ka orientuar lexuesit drejt kërkesave online. Përgjegjësja e Sektorit të Bibliografisë në Brunilda Spahiu, tregon se gjatë një viti janë digjitalizuar në total rreth 850 njësi që u vijnë në shërbim lexuesve online.

Një rëndësi e veçantë po i dedikohet kryesisht kopjeve unikale, me qëllim edhe mbrojtjen nga dëmtimet që shkaktohen nga shfletimi i tyre për studim.

“Në formatin digjital librat që janë kopje unikale për të ruajtur qoftë kopjen fizike, por edhe për ta bërë të disponueshme kopjen e saj në formatin e saj digjital.”

Digjitalizimi është kryer edhe për Bibliografinë e librit shqip.

“Lexuesi i ka të disponueshme bibliogrfitë e librit shqip në formatin digjital, nga vitetet 1955 deri në vitin 2003.”

Një ndër prioritetet e Bibliotekës Kombëtare gjatë 2020-s, vit  që përkoi edhe me 100-vjetorin e këtij institucioni, ishte digjitalizimi i veprave të arkivit. Numri i vizitorëve online për 2020-n është 10.800, por nuk mungojnë lexuesit besnikë të këtij institucioni. /abcnews.al/