Digjet një farmaci në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

schedule07:20 - 3 Tetor, 2022

schedule 07:20 - 3 Tetor, 2022

Një farmaci është djegur gjatë natës në bulevardin Vlorë-Skelë, rreth orën 02:30 e natës. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, mirëpo shkaqet nuk dihen ende.

Ndërkohë, dyshimet e para janë që i kanë hedhur lëndë djegëse. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi: 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!