Digjet një automjet në Lazarat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

schedule08:21 - 5 Tetor, 2020

schedule 08:21 - 5 Tetor, 2020

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lazarat, ndërsa  makina ishte e parkuar.

Mjeti rezulton se është në pronësi të një personi me inicialet I.B, banues në fshatin e Lazaratit.

Mësohet se grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

N.D./abcnews.al