Digjet në orët e para të mëngjesit automjeti në Elbasan

schedule08:40 - 23 Tetor, 2020

schedule 08:40 - 23 Tetor, 2020

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Automjeti, tip “Audi” njoftohet se është në pronësi të Xh.Ç., dhe kur është përfshirë nga flakët ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Incidenti ka ndodhur në lagjen “Haxhias”, ndërsa makina është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. s.b/abcnews.al/