Digjet makina në Tiranë, shpërthimi i serbratorit tremb banorët

schedule12:11 - 24 Gusht, 2020

schedule 12:11 - 24 Gusht, 2020

Një shpërthim ka tronditur banorët e rrugës “Bill Clinton” pranë “Kodrës së Diellit” pak pas mesnatës së djeshme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate, ndërsa siç duket nga fotot e siguruara nga abcnews.al, forca të shumta policie dhe zjarrfikësish erdhën aty për të shuar flakët.

Burime nga policia bëjnë me dije për abcnews.al se shpërthimi ndodhi pasi një makinë kishte marrë flakë dhe zjarri përfshiu edhe serbratorin e saj duke bërë që karburanti të ndizet.

Për fat të mirë nuk pati dëme në njerëz, përveç djegies së makinës. /abcnews.al