Një zjarr ka rënë në automjetin tip “Benz”, në pronësi të një shtetasi në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve./abcnews.al


