Digjet makina e gjyqtarit, Andri Ymeri në Polici: Nuk i trembem askujt

schedule10:13 - 25 Nëntor, 2019

schedule 10:13 - 25 Nëntor, 2019

Gjykatësi Andri Ymeri deklaroi në Policinë e Shkodërse nuk i trembet askujt edhe pse është i shqetësuar. Gazetari, Simon Shkreli raporton për abcnews.al se sipas gjykatësit Ymeri djegia e automjetit është për shkak të detyrës. Ymeri ka thënë në polici se nuk ka pasur dhe nuk ka konflikte me asnjë person.

“Kushdo që është pas zjarrvënies, ta harrojnë se më bëjnë presion, nuk i trembem askujt edhe pse jam i shqetësuar. Djegia e automjetit, është për shkak të detyrës. Jam shprehur në polici për çdo gjë, dhe gjykatësi duhet të jetë i rezervuar në ato që publikon”.

Mkina e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Andri Ymeri është djegur nga dy persona.

Ka qenë ora 23:20 e mbrëmjes së të dielës kur dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip benz i gjyqtarit Andri Ymeri duke e lyer me lëndë djegëse dhe duke i vënë flakën mjetit që ndodhej i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.11.2019, rreth orës  23.20, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta  ka rënë zjarr  në dy mjete të parkuara tip Volksëagen në pronësi të shtetasit A. T. 50 vjeç, dhe në mjetin   Mercedez-Benz, në pronësi të shtetasit A. Y. 40 vjeç, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës Shkallës së parë Shkodër.

Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit A.Y është djegur plotësisht.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!