Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Policia njofton se në lagjen “Lef Sallata” ka marrë flakë në parkim në anë të rrugës një automjet tip “Volksëagen”.
Mësohet se mjeti ishte në pronësi të një kompanie transporti, por nën përdorimin e një shtetaseje.
Sipas policisë automjeti është djegur plotësisht, ndërsa si rezultat i flakëve është djegur pjesërisht edhe një mjet tjetër ngjitur me të tip “Renault” në pronësi të një personi me iniciale V.M.
Po kryhen hetimet për përcaktimim e shkakut të rënies së zjarrit. /abcnews.al