Digjen 4 makina në Shkodër, dyshohet e qëllimshme

schedule08:35 - 7 Maj, 2022

schedule 08:35 - 7 Maj, 2022

Katër automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër, ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”.

Mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Nga hetimet paraprake rezulton se në njërën nga makinat është hedhur lëndë djegëse, ndërsa më pas flaka ka përfshirë edhe tre mjetet e tjera. Bëhet me dije se zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe i është vënë zjarri fillimisht mjetit tip Audi A6 që i përket shtetasit Gent Dushkut, ndërsa më pas është djegur edhe makina e Gazmend Pllumbajt, Musa Moslit dhe Agim Markajt.

Gent Dushku”, me 2016 ka qenë i akuzuar për veprat penale “vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”.Mjeti që ka qenë synim është djegur plotësisht, por bashkë me të janë djegur dhe tre mjete të tjera, një tjetër Audi A6, një Volkswagen Polo dhe një mjet Opel.

Menjëherë në vend ngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Ndërsa grupi hetimor i ngritur për këtë rast po punon duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion  si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndrërsa automjetet tip Volkswagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M., janë djegur pjesërisht.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!