Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

schedule07:11 - 11 Maj, 2022

schedule 07:11 - 11 Maj, 2022

Vendi ynë do të dominohet nga kthjellimet në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën Perëndimore, ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Republika e Kosovës

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta
vranësirash.

Orët e mesditës mbizotërohen nga kthjellime, pasi sërisht në mbrëmje pritet të theksohen vranësirat në një pjesë të mirë të vendit.

Maqedonia e Veriut

Pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike duke bërë që orët e para dites të dominohen nga kthjellimet dhe vranësira të pakta në të gjithë MV. Ndërsa orët vijuese
sjellin vranësira më të dukshme në territorin e MV, të cilat do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara gjatë mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli skandinav si edhe vendet e Europës Lindore do të jenë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e
dëbore.

Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira dhe shira të dobët.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!