Diego Costa mbetet në Evropë, arrin akordin me klubin e njohur

schedule16:36 - 25 Mars, 2021

schedule 16:36 - 25 Mars, 2021

Diego Costa i dha fund aventurës me Atletico Madrid në merkaton e janarit. Sulmuesi potent ndërpreu bashkëpunimin me klubin spanjoll dhe është lojtar i lirë prej datës 1 janar.

Shumë është përfolur për të ardhmen e tij gjatë kësaj periudhe, teksa goleadori ishte pranë kalimit në Brazil. Gjithsesi, aventura e tij evropiane do të vazhdojë.

A Bola dhe Record raportojnë se 32-vjeçari ka arritur akordin me Benfikën. Diego Costa do të marrë 3 milion euro bonus në momentin që do të firmosë kontratën, ndërsa po kaq do të jetë edhe rroga e tij sezonale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!