Dibra voton, gara mes Rrahim Spahiut nga PS dhe Ismail Ukës të ‘Bashkë Fitojmë”

schedule08:42 - 14 Maj, 2023

schedule 08:42 - 14 Maj, 2023

Më shumë se 131 mije qytetare votues ne  qarkun e Dibrës votojnë te dielen për te zgjedhur kryetaret per 4 bashkite e ketij qarku.

Ne Bashkinë Dibër më e madhja e këtij qarku ne gare janë tre kandidatë, kryebashkiaku aktual Rrahim Spahiu nga Partia Socialiste rikandidon perballe Ismail Ukes, kandidat i koalicionit Bashke Fitojmë dhe kandidatit të partise demokratike Naim Gazidede. Ne kërë bashki votojnë 56 mije e 700 votues, ne 99 qendra votimi.

Ndërkohë në Bashkinë e Matit, për Partinë Socialiste do të garojnë dy kandidatë. Agron Malaj nga Partia Socialiste kryebashkiaku aktual kërkon nga matjanët një mandat të dytë, ndërsa nga koalicioni Bashke Fitojme garon Skender Gjuci. Kjo bashki numeron 29 mije votues te cilet do t’i drejtohen 27 qendrave votimit per të zgjedhur kreun e tyre.

Në bashkinë e Klosit, me e vogla e qarkut Diber ku kanë të drejtën e votes rreth 15 mije e 600 votues garon Valbona Kola kandidate e Partise Socilaiste aktualisht kryetare e Këshillit Bashkiak, njëherësh Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Klos, ish kandidate edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Përballja do të bëhet me kandidatin e kolaicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha. Edhe në këtë bashki PD zyrtare nuk do të ketë kandidat. Ne total jane 49 qendra votimi.

Në Bashkinë Bulqizë, pas arrestimit të ish kryebashkiakut Lefter Alla, Partia Socialiste ka vendosur të garojë me një grua. Festime Mjeshtri aktualisht drejtoreshë e Spitalit Bashkiak Bulqizë, do të jetë në garë përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fi9ojmë”, Defrim Fiku. Bashkia Bulqize ka 44 qendra votimi, te cilave do tju drejtohen mbi 29 mije e 600 qytetare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!