Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës në orët pas mesnatës. Bora me intensitet të lartë ka arritur trashësinë 15 cm në qytetin e Peshkopisë ndërsa në zonat e thella, në lartësi mbi 800 metra trashësia shkon deri në 35-40 cm.
Mësohet se situata është më problematike në rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë, pasi nuk janë pastruar, dhe lëvizin me vështirësi vetëm mjete të larta. Në rrugë nuk ka dalë asnjë mjet borëpastrues.
Rruga Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë
Peshkopi -Draj Reç -Kukës kalimi i vështirë deri në Zall Reç më tej drejt Ujmishtit e bllokuar.
Zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës fshatrat e Sllovës, Reçit, Luznisë janë pa komunikim me qytetin.
Në rrethin e Bulqizës reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët, dhe trashësia në qytetin e Bulqizës shkon në 5 cm. Nuk ka probleme në rrugët e qytetit. Akset Qafa e Buallit – Krastë dhe Ura e Çerenec-Librazhd kanë kaluar mjetet borëpastruese dhe kalimi bëhet normal deri tani.
Aksi kombëtar Peshkopi – Tiranë janë në punë 5 mjete borëpastruese dhe kalimi bëhet pa probleme. /abcnews.al