“Diarre dhe të vjella”, 10 banorë nga Shupenza në spital, mjekët: Dyshojmë për COVID-19

schedule17:23 - 10 Janar, 2021

schedule 17:23 - 10 Janar, 2021

Gjatë ditës së sotme mbi 10 persona janë paraqitur në qendrën shëndetësore Shupenzë në Bulqizë me diarre dhe të vjella.

Mjekët e qendrës shëndetësore u shprehën se “dyshojmë për covid pasi janë simptoma të ngjashme”.

ABC mëson nga burime pranë qendrës shëndetësore se gjatë kohëve të fundit ka pasur edhe persona të tjerë që janë paraqitur me simptoma të njëjta.

Qendra shëndetësore nuk ka kërkuar ndihmë spitaleve rajonale, pasi sipas mjekëve simptomat nuk janë serioze./ db/Abcnews.al