Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se s’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai tha se synimi përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke, por shtoi se këtë nuk po e sheh të mundshme të ndodh në këtë moment.
“Që nga vitin 2013 ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes teknike, mirëpo nuk ka pasur pothuajse asnjë për sa i përket arritjes së synimit për normalizimin politik. Edhe progresi më i hershëm është kthyer prapa. Beogradi me zotimet e vitit 2013, komunitetet ne komunat me shumicë serbe kanë bërë bojkotin, Serbia bëri çfarëdo pune që të pengoj njohjen e Kosovës dhe të pengoj anëtarësimin në Këshill të Evropës. Prishtina nuk ka bërë asgjë për të garantuar zotimin e vet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Marrëveshjet janë për të dy palët”, tha ai.
Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins”, ka thënë se amerikanët nuk janë mësuar të merren me një kryeministër të Kosovës i cili mendon se shteti i tij duhet të trajtohet si krejtësisht i pavarur dhe sovran, duke nënkuptuar në këtë rast Albin Kurtin.
“Amerikanët nuk janë mësuar që të merren me Kosovën që udhëhiqet nga një kryeministër që mendon se shteti i tij duhet të trajtohet si krejtësisht i pavarur dhe sovran. Amerikanët janë mësuar që Kosova të jetë më e pranueshme dhe kjo ka të bëjë me përfitimet që kanë pasur në të shkuarën. Amerikanëve po iu duhet me shumë kohë që të mësohen me një qëndrim paksa më të ngurtë. Le të mos bëjmë karikatura për sovranitetin. Realitetin është se nganjëherë duhesh të jesh më i pranueshëm”, theksoi ai.
Në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”, Daniel Serwer, i tha se për Kosovën dhe rajonin më mirë do të ishte të rrinte presidenti aktuali ShBA-së, Joe Biden sesa të rikthej ish-presidenti, Donald Trump.