Dialogu me Kosovën/ Vuçiç: Zgjidhja e vështirë

schedule21:27 - 27 Qershor, 2018

schedule 21:27 - 27 Qershor, 2018

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi po punon për arritjen e një zgjidhjeje konsensuale në dialogun me Kosovën. Por ndërsa ka paralajmëruar se arritja e saj do të jetë e vështirë, Vuçiç ka nënvizuar se fjalën e fundit do ta thotë referendumi qytetar.

Presidenti serb, Alleksandar Vucic ka deklaruar gjatë ushtrimeve ushtarake dhe policore të forcave serbe, se zgjidhja për Kosovën nuk është e lehtë, por vendimet e tilla do të shqyrtohen para popullit me referendum. Ai ka thënë se zgjidhjen nuk e sheh shumë shpejt, por bisedimet janë të rëndësishme. Deri më tani nuk i ka konfirmuar popullit idenë për zgjidhje.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Ne duhet të gjejmë një projekt që do të thotë diçka për serbët, që nuk e nënshtron Serbinë dhe që tregon se mund të arrijmë tek kompromisi me shqiptarët. Por në këto momente nuk e kemi një gjë të tillë. Në momentin që do të jetë, do të kemi referendum”.

Vuçiç tha se nuk fshehet pas popullit, por sigurisht që zgjidhja nuk do të jetë ashtu siç janë pritjet, por gjithsesi për një gjë të tillë do të vendoset me votën e qytetarëve.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Nuk do të fsheh asgjë dhe këtu s’ka asgjë për të qeshur, sepse nuk kemi asgjë të mirë, por vetëm vështirësi. Sidoqoftë, gjithçka do ta them para popullit, populli do të japë vendimin për të ardhmen dhe unë nuk do të fshihem”.

Bisedimeve në Bruksel mbështetje u kanë ofruar shumë zyrtarë serbë duke thënë se duhet parë mundësitë për një zgjidhje reale të kompromisit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!