Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Bashkimin Evropian, Oliver Varhleyi deklaroi sot në Prishtinë se marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet.
Në një konferencë të përbashkët me presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, Varhelyi foli edhe për dialogun mes dy vendeve, ku nënvizoi se është arritur progres.
“Mendojmë që është bërë një progres, është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë obligimet pa vonesë sepse duhet të shfrytëzohet momentumi dhe të ecim para me zbatimin e marrëveshjes… përfshirë edhe atë të 2015”, theksoi ai, duke nënkuptuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ndër të tjera, Varhelyi theksoi edhe procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ku shtoi se Kosova është e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në.