Dialogu Kosovë-Serbi, presidenti slloven: Nuk mbështes ndryshimin e kufijve

schedule21:45 - 4 Mars, 2019

schedule 21:45 - 4 Mars, 2019

Kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi është shprehur presidenti i Sllovenisë Borut Phor gjatë konferencës për shtyp. Ndërsa për kreun e shtetit Ilir Meta Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në vendimmarrje.

Mungesë respekti e konsideron presidenti i Republikës Ilir Meta çdo ndërhyrje të Shqipërisë në çështjet e dialogut Kosovë-Serbi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor u shpreh kundër ndryshimit të kufijve dhe  pro një zgjidhje të krizës në favor të paqes.

“Nuk jam mbështetës i ndryshimit të kufijve për të plotësuar kriteret nacionale. Bëhet fjalë për korreksione  të kufirit që do ti mundësojnë dy shtetet që të lidhin marrëveshjet dhe njohjen reciproke diplomatike”.

Sllovenia është edhe avokatja e Shqipërisë për negociatat. Në këtë periudhë bota është më e pasigurt dhe më pak e paparashikueshme, ku Evropa ka problemet e veta të brendshme tha presidenti slloven sipas të cilit zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkan është çështje gjeopolitike./abcnews.al